Vendosni fjalën kyçe....

Sot luhet derbi i Manchesterit në Angli por edhe dueli Mourinho-Guardiola


E diela e sotme është tejet e pasur sa i përket futbollit. Në ishullin britanik luhet derbi i Manchesterit.

Skuadra e Man City vjen pas një periudhe të shkëlqyer, teksa kanë shënuar brenda 4 ditëve 12 gola, 6 ndaj Southampton dhe 6 ndaj Shakhtar Donetsk, për të treguar “dhëmbët” si kampionë në fuqi përpara “djajve të kuq”, të cilët gjithsesi mbeten rekordmenë të kampionatit anglez.

Manchester City-Manchester United është gjithashtu një derbi që rikthen në fushat e blerta edhe duelin e shumëpërfolur në të kaluarën spanjolle, mes Guardiolës dhe Mourinhos, kur këta dy trajnerë të spikatur drejtonin respektivisht Barcelonën e Realin.

Bilanci mes tyre, që kur drejtojnë skuadrat nga Manchesteri, është i barabartë me nga dy fitore dhe një barazim, por vlen të theksohet se Guardiola nuk e ka thyer kurrë Mourinhon në “Etihad”


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *