Vendosni fjalën kyçe....

Superliga/ Skënderbeu do provojë fitoren ndaj Flamurtarit, Partizani kërkon shkëputjen me Laçin


Java e 13 e Superligës mund të rezultojë me  ndryshime në tabelën e klasifikimit pasi ka rezervuar dy sfida për Partizanin e Skënderbeun të cilat garojnë së bashku në krye të kampionatit, por fundi i klasifikimit përplaset në sfida direkte, duke e bërë emocionuese situatën.

Flamurtari nuk e ka harruar asnjëherë titullin e humbur në favor të korcarëve në 2011, ndaj dhe ajo në Korcë në orën 17.00 quhet edhe ndeshje “kunji”. Vlonjatët nuk kanë renditjen e shpresuar, nuk arrijnë të fitojnë ndeshjet e thjeshta, po kundër pretendentëve kanë bërë rezultat.

Vetëm rivaliteti nuk mungon mes dy skuadrave, dozë që shtohet nga prania e ish-teknikut të korcarëve Ilir Daja në pankinën vlonjate dhe ish-sulmuesit kuqezi Bregu me fanellën e Skënderbeut. Në fakt, Bregu është ai që mban në ankth bardhekuqtë që mund të zbresin në fushë pa vlonjatin, për shkak të një frakturë në gishtin e këmbës.

Partizani, pasi rimori kreun, kërkon të mos e humbasë: përballë të kuqve vjen Laci, që me Memellin në pankinë ka gjetur shkëlqimin e humbur. Fitorja me Skënderbeun një javë më parë e Lacit, i dha kreun skuadrës së Gegës, që po shpreson vetëm që kurbinasit të mos i kthejnë favorin korcarëve, duke mundur Partizanin në Selman Stërmasi në orën 17.00.

Fundi i renditjes “zien” në përplasjet direkte, që mund të vendosin shumë në këtë pikë të sezonit. Për Luftëtarin, është mundësia më e mirë për të lënë pas Tiranën, kur dy formacionet të sfidohen në Gjirokastër në orën 14.00. Dy skuadrat në kuotë të barabartë pikësh e kanë një ndeshje decizive, për më tepër që në 4 javë bardheblutë e Memës kanë vetëm dy pikë.

Thirrja e fundit edhe për Kastriotin e vendit të fundit, në ndeshjen e orës 14.00. Nëse nuk fitojnë ndeshjen kundër Kamzës për skuadrën e Nicës (4 pikë) fatet duken të vendosura, pasi kundërshtari do ta conte difernecën në 7 pikë, ndërsa barazimi do ti linte disi prapa, në të njëjtat pozita, duke rrezikuar të humbin kontaktet me Luftëtarin ose Tiranën.

Sfidat:
Kastrioti 14 : 00 Kamza
Luftëtari 14 : 00 Tirana
Skënderbeu 17 : 00 Flamurtari
Partizani 17 : 00 Laçi
E HENE
Kukësi 14 : 00 Teuta

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *