Vendosni fjalën kyçe....

Thaçi takon Trump: Presidenti i SHBA-së mbështet marrëveshjen me Serbinë


Në lidhje me çështjen e shumëdikutuar për ndryshimin e kufinjve mes Kosovës dhe Serbisë ka folur së fundmi presidenti Hashim Thaçi. Në një postim në rrjetet sociale Thaçi ka publikuar një foto me Donald Trump dhe ka shkruar se ky i fundit e mbështet marrëveshjen e mundshme me Serbinë.

Por  në postimin e tij presidenti i Kosovës nuk përmend askund se presidenti amerikan e përkrah edhe ndryshimin dhe korrigjimin e kufijve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

 “Mbrëmë kisha një takim shumë të mirë me presidentin amerikan, Donald Trump. Ai shprehu 100% mbështetje për një marrëveshje ligjërisht të obligueshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Jam mirënjohës për mbështetjen e tij dhe të SHBA-së”, ka shkruar Thaçi në Twitter. Presidenti Thaçi bashkë me liderë të vendeve botërore po qëndron në Paris,  ku po mbahet ceremonia e përkujtimit të 100 vjetorit të nënshkrimit të armëpushimit në mes Francës dhe Gjermanisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *