Vendosni fjalën kyçe....

Banorët e Astirit i gjuajnë bashkisë me vezë: Hajdutë!


Banorët e Astirit kanë gjuajtur me vezë në drejtim të Bashkisë së Tiranës, si shenjë revolte ndaj vendimit për t’u shembur banesat e tyre.

Pas gjuajtjes me vezë, efektivët e policisë i janë afruar edhe një herë protestuesve duke i paralajnëruar të heqin drorë nga protesta, duke e quajtur atë të paligjshme: “Kjo protestë është e paligjshme, nuk keni marrë leje ndaj ju lutem shpërndahuni”.

Ndërkohë protestuesit kanë bllokuar bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, duke e bërë të pamundur kalimin për automjetet. “Nuk e lirojmë rrugën pa u zgjidhur halli jonë”, thonë ata.

“Edi Rama je tradhëtar”, “Lali Eri ku je fshehur”, “Hajdutë”, janë disa nga thirrjet e protestuesve të revoltuar, të cilët kërkojnë që institucionet të tërhiqen nga vendimi për të shembur banesat e tyre.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *