Vendosni fjalën kyçe....

Banorët e Astirit përplasen me policinë: S’qenka e ligjshme të kërkojmë të drejtat tona?! (VIDEO)


Banorët e Astirit janë përplasur me policinë para hyrjes së Bashkisë së Tiranës, pasi uniformat blu i kërkonin të ndalonin protestën.

“Vazhdoni tani, mos krijoni probleme”, u drejtohet një nga efektivët protestuesve.

“Edhe kjo që po bëni ju është provokim”, thotë një nga protestuesit i cili vijon më tej “As policia që paguhet me taksat tona nuk vjen të na mbrojë aty, me mbajt qetësi, në përballjet me shoferët”.

Por përgjigja e policit ishte se protesta e tyre nuk është e ligjshme.

“Është e ligjshme të na prishen shtëpitë, të na hedhin në në rrugë të madhe?!”, thotë një qytetar.

“Nuk qenka e ligjshme të dalim në protestë, për të kërkuar të drejtat tona?!”, ankohet një tjetër.

Sot është dita e dhjetë e protestës së banorëve të Astirit, të cilët kërkojnë dëshmpërblim për shkak se qeveria parashikon prishjen e banesave të tyre, në kuadër të projektit për unazën e madhe. Deri ditën e djeshme, banorët e Astirit kanë protestuar duke bllokuar aksin që lidh Kombinatin me Sheshin Shqiponja, mirëpo sot i janë drejtuar bashkisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *