Kreu i opozitës Lulzim Basha foli rreth figurës që do garojë për Bashkinë e Tiranës në zgjedhjet 2019 por nuk zbuloi asnjë emër.
Basha deklaroi se kandidati për Bashkinë e Tiranës për zgjedhjet vendore 2019 do jetë një person që do përfaqësojë interesat e qytetarëve.
“Kandidati për Tiranën do përfaqësojë interesat e qytetarëve dhe ai nuk do dalë as një vrasës fëmijësh në Sharë, as nga persona që i shërbejnë oligarkëve dhe as nga persona që japin leje për ndërtimin e inceratorëve që shërbejnë interesave të Arben Ahmetajt”- deklaroi Basha.