Një avion luftarak i Marinës së SHBA është rrëzuar në Detin Filipin, në jug të ishullit Japonez të Okinaëa.
F/A-18 Hornet ishte në një operacion rutinë kur pësoi një problem mekanik, që detyroi ekuipazhin të hidhej nga avioni, tha US 7th Fleet .
Dy pilotët u shpëtuan nga uji dhe u vendosën në bordin e aeroplanëve të USS Ronald Reagan.
Okinaëa pret bazat ushtarake amerikane dhe mijëra trupa.
Roja bregdetare e Japonisë dërgoi një avion për të kontrolluar nëse kishte mbetur ndonjë mbeturinë e avionit ose vajra në det si pasojë e rrëzimit.
Ky është incidenti i dytë i fundit që përfshin USS Ronald Reagan.
Në mes të tetorit një helikopter amerikan i marinës MH-60 Seahaëk u rrëzua në kuvertën e anijes, duke plagosur 12 vetë.