Deputeti i LSI-së, Braimllari, i ka bërë 10 pyetje kryeministrit Rama lidhur me trafikun e drogës.
Në një status në “Facebook” ku rendit pyetjet, deputeti shkruan ndër të tjera se pse Fatmir Xhafaj dha dorëheqjen si ministër i Brendshëm dhe meë çfarë materialesh e kërcënon ish-ministri Tahiri kreun e qeverisë.
“10 pyetjet për Edi Ramën në lidhje me trafikun e drogës:
Pse e dha dorëheqjen Fatmir Xhafa?
Pse ka frikë Edi Rama nga Avdylajt?
Pse ka frikë Edi Rama nga Bajrat?
Çfarë ju ka premtuar ai atyre?
Deri ku shkon përfshirja e Edi Ramës me laboratorin e Hasit?
A e gjeti Edi Rama pronarin e 613 kg të kokainës në Maminas?
Pse e kërcënon Ndokaj nga burgu Edi Ramën?
A e kërcënon Vangjush Dako Edi Ramën?
A është kthyer Edi Rama në kredi bankare për Vangjush Dakon?
Me çfarë materialesh e kërcënon Saimir Tahiri dhe deri ku shkon përfshirja e Edi Ramës në çëshjten e Xibrakës?” – shkruan Braimllari në “Facebook”.