Vendosni fjalën kyçe....

Fotoja që ngjalli debat, ambasadori francez i kërkon falje Vuçiç-it


Vendi ku qëndroi Aleksandër Vuçiç në Paris ka ngjallur shumë debat. Duhet të themi se Thaçi ishte i ulur afër liderëve më të mëdhenj në ketë ceremoni, ndërsa Vuçiç në një rresht për ballë tyre. 

Për këtë ambasadori francez në Beograd, Frederic Mondoloni, i ka kërkuar falje presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç-it. 

“Ne jemi shumë të afërt me Serbinë. Serbia ka humbur pothuajse 3% të popullsisë në Luftën e Parë Botërore. Nuk e di se çfarë ka ndodhur në Paris. Unë mendoj se ishte një gabim për të ardhur keq dhe shpresoj që presidenti Vuçiç dhe populli i Serbisë e pranon faljen time. 

Thaçi ishte ndoshta në qendër të kamerave, Serbia kishte një rëndësi të madhe në Luftën e Dytë Botërore dhe Franca i caktoi një rëndësi të madhe asaj, po binte shi në Paris dhe në Beograd ishte një ceremoni e mrekullueshme dhe dua të falënderoj Ministrin e Jashtëm Ivica Daçiç në çdo rast ne duam të shënojmë një miqësi të fortë me Serbinë dhe presidenti ynë Macron do të vizitojë në fillim të dhjetorit dhe kjo ka rëndësi të madhe sepse asnjë president francez nuk e ka vizituar Serbinë në 17 vjet”, tha Mondoloni.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *