Në Maqedoni Ministria e Punëve të Brendshme ka nënshkruar fletarrest për Nikolla Gruevskin. “Ju njoftojmë se Gjykata Themelore Shkupi 1 ka dhënë urdhër për arrestimin e Nikolla Gruevskit dhe në datë 12.11.2018 në ora 16:30 e dorëzoi në Sektorin për Punë të Brendshme në Shkup dhe ka kërkuar njoftim për urdhërin e arrestit. Menjëherë pas dorëzimit, MPB-ja vepron sipas kërkesës.”, njofton ministria.
Gjykata penale u përpoq por pa sukses t’ia dorëzojë ish- kryeministrit Nikolla Gruevski vendimin, me të cilin ai duhet menjëherë të paraqitet në burgun e Shutkës.
Ndonëse korrieri gjyqësor ishte këmbëngulës dhe disa herë ka qenë në shtëpinë e ish-kryeministrit, nuk ka arritur vet personalisht t’ia japë dokumentin në dorë, me arsyetimin se të gjitha kërkesat për shtyrjen e shkuarjes në Shutkë i janë refuzuar.
Gruevski është i dënuar me dy vite burg nga gjykata për mblerjen e një makine prej 600 mijë eurosh.