Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha e ka cilësuar emërimin e Sandër Lleshajt nën drejtimin e Ministrisë së Brendshme si një emërim të vartësit të Edi Ramës.
Basha duke folur në emsionin “360°” në Ora News u shpreh se Lleshaj është vetëm një vartës i Kryeministrit dhe nuk ka asnjë karrierë politike por ka dalë nga xhepi i Ramës.
Për Bashën zgjedhja e emrit të Lleshajt nuk do ndryshojë asgjë në situatën e krimit dhe drogës.
“Ajo që po paralajmëroj sot është që emërimi apo jo i Lleshit, përfaqëson shkallën më të fortë të kontrollit dhe kapjes së Ministrisë së Brendshme nga Rama, në këtë fazë që i duhet më shumë për të mbyllur dosjet e hapura të Tahirit, Xhafajt apo të çështjeve të tjera që ka”-u shpreh Basha.