Një fluks i madh emigrantësh meksikanë synojnë SHBA-në për të jetuar. Së fundmi një karvan i madh njerëzish i përbërë kryesisht nga hondurasit, por edhe nga shtetas të vendeve të tjera të Amerikës Qendrore është shumë afër kufirit të Shteteve të Bashkuara.
Emigrantët rifilluan marshimin e tyre në veri të shtunën në mëngjes pasi kishin kaluar pothuajse një javë në Mexico City. Në videot e mëposhtme duken qartë tregon qindra njerëz që presin për trena në Meksikë, ose hipin në kamionë ose autobusë për të shkuar drejt kufirit. Të tjerë janë parë duke përdorur makina për të vazhduar udhëtimin e tyre.
Për të arritur atje, emigrantët do të duhet të udhëtojnë rreth 1.700 kilometra në veriperëndim, një rrugë shumë më e gjatë se në kalimin kufitar më të afërt të SHBA në McAllen të Teksasit, të cilin shumë e konsiderojnë si opsioni më i sigurt.
Ndërkohë në anën tjetër të kufirit amerikan, po bëhen përpjekje për ta përforcuar atë dhe për ta bërë atë më pak të depërtueshëm nga jashtë. Ushtria amerikane është vënë në lëvizje. SHBA ka vënë në gadishmëri 5,200 trupa ushtrake për të mbrojtur kufirin.
Burimi:RT