Vendosni fjalën kyçe....

“Nuk ka mbaruar akoma”, erërat e forta ushqejnë zjarret në Kaliforni ndërsa numri i të vdekurve rritet


Ndërsa numri i të vdekurve nga zjarret që shkrumbuan dy skajet e Kalifornisë u rrit sërish këtë të djelë, erërat e fuqishme kanë përfshirë gjithë shtetin, duke i dhënë zjarrit fuqi.

Të paktën 31 persona kanë humbur jetën nga zjarri, 29 në kampin e Kalifornisë Veriore dhe dy në zjarrin e Woolsey-t në Kaliforninë Jugore.

Zjarri i kampit (Në Veri të Kalifornisë)

Ky ishte zjarri më shkatërrues në historinë e shtetit të Kalifornisë dhe një nga më vdekjeprurësit- ku qyteti i Paradisë u dogj praktikisht i gjithi, duke shkatërruar mijëra shtëpi dhe ndërtesa të tjera.

228 njerëz ende rezultojnë të humbur në këtë zonë për shkak të flakëve, u tha gazetarëve të dielën në mbrëmje,  Kory Honea.

Zjarri i Woolsey

Ky vazhdon të jetë një zjarr i fuqishëm, ndërsa ende po zhvendos qindra-mijëra banorë ndërsa lëviz gjithnjë drejt lindjes.

Të djelën zjarrfikësit arritën t’i mbanin fkalët nën kontroll nga erërat e forta në Los Angeles County. Por zyrtarët paralajmëruan, se kushtet e motit që ushqejnë zjarrin pritet të vazhdojnë gjatë gjithë javës, duke e lënë atë ende një vatër rreziku.

Të fundit mbi zjarret:

  • Zjarri i Kampit: Më i madhi nga të tre zjarret, që ka djegur rreth 111,000 hektarë në të gjithë Kaliforni Veriore. Ka shkatërruar rreth 6,700 ndërtesa, shumica e të cilave ishin shtëpi.
  • Zjarret në Woolsey dhe Hill: Në Kaliforninë Jugore, zjarri  në Woolsey u përhap në 85.500 hektarë. Zjarri në Hill mbuloi 4,531 akra. Të dyja këto zjarre janë përgjegjëse për shkatërrimin e 179 strukturave, por 57.000 të tjera janë ende të kërcënuara.
  • Evakuimet masive: Më shumë se 300,000 njerëz janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre në të gjithë vendin. Shumica e këtyre banorëve janë në Los Angeles, ku u evakuan 170,000 prej tyre.

Marrë nga CNN


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *