Vendosni fjalën kyçe....

Opozita i bashkohet protestës së banorëve: E mbështesim fuqimisht, e drejta e tyre


Deputetët e opozitës i janë bashkuar protestës së banorëve të Unazës së Re, të cilët ndodhen para Bashkisë së Tiranës, për të kundërshtuar prishjen e banesave të tyre nga projekti për zgjerimin e rrugës nga “Sheshi Shqiponja” te “Pallati me Shigjeta”.

Deputeti demokrat Flamur Noka, ka deklatuar se opozita do e mbështesë fuqishëm protestën e banorëve të Unazës së Re ndërsa do mbajë qëndrim edhe në Këshillin Bashkiak në mbledhjen e së enjtes.

“Hapat e tjerë i vendos komisioni organizator i protestës. Ne jemi në mbështetje të tyre pasi kanë të drejtë. Anëtarët e Këshillit Bashkiak po e shqyrtojnë këtë çështje dhe do kenë një vendim.” – ka deklaruar Noka për mediat.

Qindra banorë u mblodhën mëngjesin e sotëm para Bashkisë së Tiranës duke kërkuar një takim me kryebashkiakun Veliaj për të zgjidhur çështjen e banesave të tyre, të cilat prishen nga zgjerimi i rrugës.

Kjo është dita e nëntë e protestës së tyre ndërsa ata thonë se nuk kanë ndërmend të shkulen pa u takuar me Veliajn.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *