Lleshi i kërkon kreut të shtetit që ta ç’dekretojë si Gjeneral aktiv pasi ka vendosur të heqë dorë nga karriera ushtarake dhe të pranojë propozimin e kryeministrit Rama për të qenë ministër i Brendshëm.
Lleshi shkruan se shpreson që Meta ta dekretojë si ministër, që është interesa madhor në këtë moment të cilin e quan si historik.
Ndërkohë Rama në statusin e tij në “Twitter”, shkruan se presidenti Meta është i lirë të zgjedhë interpretimin që do dhe ta mbyllë procesin e dekretimit të Lleshit, siç e kërkon Kushtetuta.
“Ja edhe kërkesa e zv.ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshi, për Presidentin e Republikës. Tani Presidenti është i lirë të zgjedhë intepretimin që do dhe në njërën rrugë a tjetrën, ta mbyllë procesin me dekretimin e ministrit të brendshëm, siç i’a kërkon Kushtetuta e Shqipërisë.” – shkruan Rama në “Twitter”.