Vendosni fjalën kyçe....

Rama çon sot Metën në Kushtetuese për Lleshin, edhe pse është jashtë funksionit


Kryeministri Edi Rama pritet të depozitojë sot refuzimin e presidentit Ilir Meta për Sandër Lleshin, në Gjykatë Kushtetuese që momentalisht nuk funksionon.

Sipas Ramës, përgjigja do të jepet kur të krijohet ky institucion në mënyrë që mos krijohet precedent.

“Refuzimin e dekretimit të Sandër Lleshit do ta depozitojmë të hënën në Kushtetuese. Kur të krijohet Kushtetuesja në pranverë do marrë vendimin e saj për të sqaruar Presidentët e ardhshëm”, deklaroi Rama kur ishte i ftuar në emisionin “ Real Story” të Sokol Ballës.

Të premten, Rama i ridërgoi Metës kërkesën për dekretimin e Sandër Lleshit, në të njëjtën ditë kur Meta tha që fton të gjithë “amatorët të lexojnë Kushtetutën”, duke iu referuar deklaratave të Ramës, se ai paska shkelur Kushtetutën.

“Sa i takon anës ligjore padashur të japë leksione për Kushtetutën… por të gjithë amatorëve, diletantëve, do i ftoja të lexojnën kushtetutën për kopetencat e presidentit dhe të gjithë atyre që mendojnë se dekretimi është vetëm formal dhe presidenti ka për detyrë të firmosë, në kushtetutë nuk thuhet në mënyrë eksplicite.”, tha presidenti.

Vendimi për t’iu drejtuar Gjykatës Kushtetuese vjen në një moment kur ajo është në situatë tërësisht kolapsi institucional, pasi për shkak të Vettingut, nuk gëzojnë kuorumin e nevojshëm për të shqyrtuar çfarëdo çështje. Kështu për momentin Gjykatës Kushtetuese është jashtë funksionit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *