Kryeministri Rama i ka kthyer përgjigje presidentit Meta pas publikimit të një dokumenti me 14 pyetje që kreu i shtetit i dërgonte Ministrisë së Mbrojtjes lidhur me Gjeneralin Sandër Lleshi, që mban aktualisht postin e zv.ministrit të Brendshëm.
Në një postim në rrjetin social “Twitter”, Rama, shkruan se Lleshi ka bërë kërkesën për t’u c’’dekretuar si gjeneral aktiv, gjë që sipas tij e shteron vorbullën e panevojshme dhe “krisjen” mes dy institucioneve për çështjen e mosdekretimit të Lleshit si ministër.
“Duke qenë se Presidenti ka publikuar shkresën me pyetjen e tij të ndarë në plot 14 pyetje, ja edhe shkresa ime lidhur me pyetjen e Tij. Bashkëlidhur ka dhe një kërkesë të gjeneral Sandër Lleshit për Presidentin, e cila e shterron fare këtë vorbull të panevojshme. Lexim të mbarë.” – shkruan Rama në “Twitter”.
Rama i kërkon Metës që ta ç’dekretojë Lleshin si Gjeneral aktiv dhe më pas ta dekretojë atë si ministër të Brendshëm.