Vendosni fjalën kyçe....

Ramës s’i shterojnë premtimet, pas Vlorës e kanë radhën ushtarakët


Pas premtimeve të para pak ditëve në Vlorë, Rama ka bërë të njëjtën gjë, kësaj here në Kuçovë. Në një takim në bazën ajrore të Kucovës, ku foli për projektin e NATO-s për zgjerimin dhe shndërrimin e saj në një pikë mbështetëse për Aleancën.

Kreu i qeverisë tha se në vijim do rrisë rrogat e ushtarakëve më 19% ndërsa qeveria do modernizonte edhe bazën ajrore të Farkës, investime që sipas tij do përmirësonin edhe ekonominë e zonave përreth bazave.

“Do i bëjmë një rritje të re pagave të ushtarakëve që janë angazhuar në Forcat e Armatosura. Do bëjmë një rritje të konsiderueshme. Shumë më të lartë se shifra që patë në ekran. Do fillojmë me një rrije page prej 19% për ushtarët duke e shkallëzuar atë më tej sipas shkallëve. Është rritja më e madhe e Forcave të Armatosura por e stërmeritiar.” – deklaroi Rama.

Para pak ditësh, kreu i qeverisë ishte në Vlorë, ku takoi qytetarët për të diskutuar  buxhetin e infastrukturës 2019-të. Në fjalën e tij Rama tha se qeveria do nisë ndërtimin e rrugës Orikum-Llogara, ndërsa parashikon edhe një tunel në Llogara.

Të tjera premtime që dolën nga goja e kryeministrit ishte ndërtimi i aeroportit të Vlorës, stadiumit të ri për ekipin e Flamurtarit si dhe ndërtimi i hekurudhave.

Pak javë më parë, në Kukës, kreu i qeverisë premtoi sërish vënien në funksion të aeroportit të Kukësit si dhe investime të tjera në infrastrukturën e qytetit verior. /Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *