Vendosni fjalën kyçe....

Zonat në Tiranë ku do të ndërpritet sot energjia elektrike


Ditën e sotme do të ndërpritet energjia elektrike, në disa zona në kryeqytet.

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike në vend (OSHEE) njofton se shkak për këtë janë bërë punimet, të cilat do të kryhen në nënstacionin “Uzina Traktori”. 

Ndërprerja e energjisë elektrike do të zgjasë për rreth katër orë, dhe zonat ku do të bëhet kjo ndërprerje juanë Kodra e Priftit dhe një pjesë në zonën e Shkozës.

“Për shkak të punimeve të planifikuara në nënstacionin “Uzina Traktori”, në datën 12 Nëntor do të stakohet energjia në këtë nstacion nga ora 09:00-13:00.Pa energji do të mbesin Kodra e Priftit, Shkozë pjesërisht”, thuhet në njoftimin e shpërndarë për mediat nga OSHEE.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *