Kreu i Bashkisë Durrës, Vagjush Dako ka reaguar për deklaratën e sotme të Astrit Avdylaj, njëri nga të arrestuarit për grupin “Volvo4” .
Dako është shprehur se janë për të qarë dhe për të qeshur edhe Avdyli edhe Luçi edhe Lul Peshku bashkë. “Njëri del ne gjyq dhe mirë që nuk kërkoi edhe krehër para pushkatimit të togës gjermane.. Tjetri del tek partia dhe kërkon llogari nga unë për një deklaratë qesharake që flet vetë më shumë se çdo koment për autorin! Ky Luçiano më mungonte në listën e gjyqit dhe do futet sot direkt, po ndërkohë po i çoj dhe një disk të Ribla Çorbes se ky është si tip këngëtari jugosllav nga ata të kabareve komuniste!”, shprehet Dako.
“Vangjush Dakon e kam mik, te ai i qaj hallet. I kam shërbyer Vangjush Dakos. Besoj në programin e Dakos dhe të PS-së. Kam qenë i persekutuar, kam bërë burg politik.”, ka thënë Avdylajsot në sallën e gjyqit.
Reagimi i Dakos:
Asnjëherë s’e kam kuptuar dot si mund të ketë qenë pedagog një njeri kaq qesharak sa Luçiano Boci! Sot ka dalë Luçi dhe përveç avazit të dosjes 399 paska folur i emocionuar nga deklarata e njërit nga Avdylajt në gjyq.. Për të qarë dhe për të qeshur edhe Avdyli edhe Luçi edhe Lul Peshku bashkë!
Njëri del ne gjyq dhe mirë që nuk kërkoi edhe krehër para pushkatimit të togës gjermane.. Tjetri del tek partia dhe kërkon llogari nga unë për një deklaratë qesharake që flet vetë më shumë se çdo koment për autorin! Ky Luçiano më mungonte në listën e gjyqit dhe do futet sot direkt, po ndërkohë po i çoj dhe një disk të Ribla Çorbes se ky është si tip këngëtari jugosllav nga ata të kabareve komuniste!