Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë sot vendimet për bandën “Shullazi”. Krimet e Rënda ka dhënë dënimin me 14 vite burg për Emiljano Shullazin. 12 vite burg është vendosur për Gilmando Danin. Ndërsa për Endri Zelën është vendosur të vuajë dënimin prej 10 vitesh. Anëtarët e tjerë të bandës si Blerim Shullazi u dënua me 9 vite dhe Endri Qyqa me 10 vite burg.
Prokuroria kërkoi 64 vite burg për anëtarët e bandës. “Fatkqësia e kësaj gjykate është që nuk i shpëton dot presionit.”, u shpreh pas senacën gjyqësore avokati i Shullazit.
Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur që të mos përfitojnë nga e drejta e lirimit me kusht të dënuarit dhe dënimin do e kryejnë në një burg jo të sigurisë së lartë. Banda e Shullazit u quajt fajtore për akuzat e gjobëvënis dhe grupit të strukturuar kriminal.
Emiljano Shullazi u shpall fajtor për gjobëvënien ndaj biznesmenit Ylvi Beqja dhe Jani Zako, por shpëtoi nga akuzat për shkatërrim të pronës me eksploziv për dy raste dhe kanosjes së dy profesorëve Mynyr Koni dhe Dhori Kule.
Procesi gjyqsor u bë nën masa të rrepta sigurie. Në seancën gjyqsore kishte edhe përfaqësues nga ambasada gjermane dhe amerikane.
Deklarata e avokatit të Shullazit
“Vendimi është i padrejtë, do ta anikojmë. Pati edhe akuza që ranë poshtë nga gjykata, por duhet të binin edhe akuzat e tjera. Vendimi nuk u dha i arsyetuar, u dha vetëm dispozitivi. Fatkeqësia e kësaj gjykate është që nuk i shpëton dot presionit dhe së dyti në fushën në të cilën këta operojnë janë në gjendje të bëjnë dallimin mes të drejtës civile, administrative dhe penale. Të gjitha akuzat ishin të stisura”, tha Meçe. /Hashtag.al