Kryeministrja britanike, Theresa May pritet të udhëheqë një takim të veçantë të kabinetit të saj lidhur me marrëveshjen për Brexit. Sipas BBC teksti është miratuar nga zyrtarët në një nivel teknik nga të dyja palët pas bisedimeve intensive këtë javë. Raportohet se teksti është gati.
“The Sun” ka raportuar se secilit ministër i është kërkuar të takojë kryeministren ndaras në mbledhjen e të martës.
Në negociatat e së martës e ardhmja e kufirit irlandez ka qenë çështja kyçe për diskutim. Ministrat kanë thënë më herët se ata do të publikonin një “deklaratë të plotë ligjore” para se votonin ndonjë marrëveshje finale.
Britania pritet të largohet nga blloku evropian në mars të vitit 2019.