Vendosni fjalën kyçe....

Banorëve që u prishet shtëpia bëjnë peticion: Dëmshpërblim 100% të banesave, protestat s’ndalen


Banorët e Unazës së Re, të cilët preken nga zgjerimi i rrugës ku parashikohet të prishen më shumë se 300 banesa e biznese, u kanë drejtuar një peteticion krerëve të institucuoneve kryesore në vend si dhe përfaqësive diplomatike.

Peticioni i drejtohet Avokates së Popullit, Ballanca, kryeministrit Rama, ministrit Gjiknuri, kryebashkiakut Veliaj, presidentit Meta si dhe ambasadorëve të SHBA-së, BE-së dhe Gjermanisë.  

Në peticionin theksohet se kërkojnë dëmshpërblim 100% të pronës së tyre me çmimin e tregut ndërsa thonë se protesta do vijojë deri në plotësimin e kërkesave të tyre.

Banorët e Unazës së Re protestojnë prej më shumë se 10 ditësh, kundër projektit që prish banesat e tyre. Ditën e djeshme ata e zhvendosën protestën para bashkisë, ku kërkuan takim me Veliajn ndërsa thanë se nuk kanë ndërmend ta ndalin atë deri në plotësimin e kërkesave.

Deri tani zgjidhja e vetme që kanë dhënë institucionet përgjegjëse për projektin është pagesa e qirasë për një vit për banorët e prekur dhe më pas në vitet në vijim ata do trajtohen me përparësi për programet e kredive të buta ose banesave sociale.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *