Templates by BIGtheme NET

Haradinaj kërcënon Thaçin: Do të shkarkojmë nëse prek territorin

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka paralajmëruar presidentin Hashim Thaçi, se do të shkarkohet në rast se çdo marrëveshje e tij me Serbinë prek Kosovën.

Ndërsa ishte i ftuar në emisionin “Pressing”, në televizionin “T7”, Haradinaj u pyet për dialogun me Serbinë dhe idenë për shkëmbim territoresh.

Haradinaj tha i bindur se nëse presidenti Thaçi bën marrëveshje me presidentin e Serbisë për territoret e Kosovës, do të shkarkohet nga votat e deputetëve të tij.

“Çdo marrëveshje që prekë territorin e Kosovës ne do të shkarkojmë presidentin Thaçi”, tha Haradinaj.

Haradinaj duke folur për ‘kërcënimet’ e presidentit Thaçi se kjo qeveri mund të bie, ai tha se këtë deklaratë nga presidenti nuk e shoh si kërcënim, por për të do të ishte kërcënim nëse ai do të nënshkruante marrëveshje me Serbinë që do të bënte cenimin e territoret të Kosovës, shkruan gazeta Metro.

Ndër të tjera, Haradinaj u dërgoi mesazh partive opozitare se kurdo që të kenë numrat për rrëzimin e Qeverisë që ai po e udhëheq, “le ta bëjnë këtë”.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto