Vendosni fjalën kyçe....

Kishte kthyer shtëpinë në qendër droge, arrestohet shqiptari në Itali me 50 mijë euro kokainë


Një shqiptar është kapur në Itali pasi e kishte kthyer banesën e një të njohuri në një qendër të vërtetë të operacioneve të drogës.

Zbulimi u bë nga patrulla e policisë në Fermo, të cilët kanë konfiskuar më shumë se një gjysmë kile kokainë, duke çuar në pranga një shqiptar.

Ai u përpoq më kot të hiqte qafe një dozë kokainë që kishte me vete kur kuptoi praninë e policisë.

Përveç dozës, ai u përpoq të fshihte edhe çelësat e apartamentit, bazë e fshehtë operacionale.

Agjentët më pas, bastisën dhomat në banesë duke ushtruar kontrolle të imtësishme, ku u gjetën rreth 630 gram kokainë si dhe 3 doza të gatshme për trafikim. Gjithashtu, u gjetën pajisje për paketimin e drogës.

Sasia e drogës së kapur, do të “prihej” në rreth dy mijë doza duke i sjellë atij një fitim prej 50 mijë eurosh.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *