Kryeministri Edi Rama ka folur për situatën e krimit në Shqipëri dhe luftën që policia po bën për të ulur krimin.
Duke folur në emisionin “Repolitiks” në Report Tv , kryeministri u shpreh për vrasjet mafiozëve të kriminelëve duke bërë një deklaratë të fortë.
“Këta që hanë kokën e njëri-tjetrit, ta dish që sa herë hanë kokën e njëri-tjetrin, nuk ndjej asgjë tjetër veçse një frymëmarrje të thellë, dhe them hënkshin kokat e njëri-tjetrit. Marr frymë thellë… Le të vrasin njëri-tjetrin, janë të lutur ta bëjnë. Këta të fortët që bëjnë të fortin nëpër qytete do zhduken, do e mendojnë mirë kur të dalin nga shtëpia.” – deklaroi Rama.
Këtë deklaratë Rama e shprehu pas pyetjes së gazetarit se bandat kanë rritur nivelin e kriminalitetit dhe se poz vriten me njëri tjetërin dhe policia nuk po zbulon se kush i ka vrarë.