Vendosni fjalën kyçe....

“Ma hiqni këtë qese nga koka” – Gazeta publikon fjalët e fundit të gazetarit që u vra brenda konsullatës saudite


“Ma hiqni këtë qese nga koka, jam klaustrofobik” ishin fjalët e fundit të gazetarit Jamal Khashoggi, sipas gazetarëve hulumtues turq që po merren me çështjen.

Gazetari i “Washington Post”, Jamal Khashoggi, i kaloi momentet e tij të fundit duke lypur që një qese plastike të hiqej nga koka e tij, sipas një gazetari hulumtues turk. Vrasja zgjati rreth shtatë minuta.

Në një intervistë me “Al Jazeera”, Nazif Karaman, kreu i hulumtimeve në gazetën turke “Daily Sabah”, citoi regjistrimet audio të fjalëve të fundit të Khashggit, që u vra në konsullatën saudite në Stamboll.

Sipas Karaman, regjistrimet tregojnë se vrasësve iu deshën shtatë minuta për të mbytur Khashoggin, me anë të një qesjeje plastike në kokën e tij.

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan më parë tha se audio e vrasjes së tmerrshme të Khashoggi ishte ndarë me Arabinë Saudite, SHBA-në, Britaninë e Madhe, Francën dhe Gjermaninë. Ankaraja pretendon të ketë regjistrimin që nga fillimi i tetorit, kur u vra vrasja.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *