Protestuesit para bashkisë i kanë kërkuar kryebashkiakut Veliaj që të dalë e t’i takojë e t’u japë përgjigje për kërkesat e tyre.
Ata kanë provuar të futen brenda bashkisë dhe janë përplasur me policinë bashkiake që u përpoq t’i ndalte.
Protestuesit kanë paralajmëruar se nesër do mblidhen sërish para bashkisë për të kërkuar të drejtën e tyre dhe nuk kanë ndërmend të ndalen derisa të plotësohen kërkesat.
Ata janë ulur këmbëkryq para bashkisë dhe kanë deklaruar se nuk kanë ndërmend të shkulen që aty pa marrë përgjigje.
Me pankarta në duar ata thërrasin “O Erion o legen, prite popullin se po vjen.”
Ndërkohë disa prej protestuesve janë shprehur se nuk do e lejojnë më kryeministrin Rama dhe kryebashkiakun Veliaj që të tallen më me ta.
“Nuk mund të talleni më me ne siç keni bërë deri tani, nuk e lejojmë. Po na nxirrni jashtë shtëpive tona nuk jemi kafshë. Veliaj po bën shtëpi për qentë kurse ne po na nxjerr në rrugë. Turp. Pronat tona do i mbrojmë më gjak, janë shprehur banorët e Unazës së re që po protestojnë para bashkisë. Dil e jepi përgjigje popullit se do futemi ne aty brenda te bashkia. 10 minuta kohë ke Erion, dil e jepi përgjigje popullit.” – thërrasin ata. /Hashtag.al