Vendosni fjalën kyçe....

“Reforma territoriale u bë për arsye elektorale, provat si ka dështuar” – Deputetja demokrate


Reforma territoriale ka dështuar totalisht ndërsa 90% e fondit të zhvillimit të rajoneve shkon për bashkitë e majta.” – ka deklaruar deputetja e Partisë Demokratike, Tabaku.

Në fjalën e saj në tryezën për reformën territoriale që kryesohet nga Presidenti i Komitetit Europian të Rajoneve, Franz Schausberger, Tabaku tha se 3 vjet pas nisjes së zbatimit të saj, propaganda qeveritare për këtë reformë ka rënë poshtë.

Ajo theksoi se bashkitë nuk mund të bëjnë asnjë investim pasi fondi i tyre përdoret vetëm për pagat e punonjësve.

“Kjo reformë ka prodhuar dështim të madh. Ky process nuk u shoqërua nuk asnjë moment me buxhete të përshtatshme, transferim kompetencash etj. 3 vite pas nisjes së zbatimit, propaganda e tyre ka rënë poshtë. Bashkitë shpenzojnë 116 milionë euro vetëm paga dhe nuk mund të bëjnë investime, pasi buxheti i tyre shkon vetëm për paga.

Taksat janë rritur dhe në funde të ditës qytetarët nuk e marrin shërbimin. Bashkia e Lezhës psh, ka paraqitur me dhjetra projekte por ka mbetur në mes të 4 rrugëve. 90 përqind e fondit të zhvillimit të rajoneve shkon për bashkitë e majta dhe jo për të djathtat. Kjo reformë pra nuk ishte territoriale por elektorale.

Aktualisht kemi lëvizur nga një demokraci lokale e zgjedhur në atë të emëruar. 67 % e shqiptarëve, sipas raporteve ndërkombëtare, nuk besojnë se administrate lokale e kryen punën e saj. Reforma territoriale ka dështuar, është sakat, si cdo gjë që kjo qeveri ka prodhuar.

Ne kemi një ide të qartë që lidhet me rikonceptimin e pushtetit vendor dhe rikthimin e demokracisë lokale. Askujt nuk i duhen qendrat bosh të qyteteve, apo platformat online që nuk i kryejnë punë kujt.

Njerëzit kanë nevojë shërbime, ujësjellësa. Teatri Kombëtar është bërë një çështje europiane. I janë marrë të gjitha kopetencat këshillit bashkiak. Teatri në fakt është dëshmi e dështimit të plotë të reformës territoriale.” – tha Tabaku.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *