Templates by BIGtheme NET

“Rroftë Vangjush Dako e PS-ja, aty qaj hallet” – Thirrja e Avdylajt në gjyq

Astrit Avdylaj, njëri nga të arrestuarit për grupin “Volvo4” ka thërritur në seancën e sotme gjyqësore:

Rroftë Vangjush Dako, rroftë Partia Socialiste.”

Ai ka deklaruar gjithashtu se Vangjush Dakon e ka mik dhe se te ai i qan hallet.

“Vangjush Dakon e kam mik, te ai i qaj hallet.” – mësohet se ka thënë Avdylaj në seancën e sotme.

Astrit Avdyli ka deklaruar në seancën e sotme gjyqësore se i ka shërbyer Vangjush Dakos pasi beson në programin e Dakos dhe të Partisë Socialiste.

“I kam shërbyer Vangjush Dakos. Besoj në programin e Dakos dhe të PS-së. Kam qenë i persekutuar, kam bërë burg politik.” – ka thënë Avdylaj në sallën e gjyqit.

Mësohet se në seancën që po zhvillohet te Krimet e Rënda janë të pranishëm dhe ekspertë amerikanë e gjermanë, që po monitorojnë procesin.

Astrit Avdyulaj është një nga shumë personat e arrestuar në kuadër të “Dosjes 339”, që është nën hetim nga prokuroria.

Në atë dosje del edhe emri i kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako, i cili është përgjuar duke biseduar me anëtarët e grupit Avdylaj, të cilët akuzohen se janë përfshirë në blerjen e votave nga Dako në zgjedhjet e fundit.

Vetë kreu i bashkisë së Durrësit e ka pranuar njohjen me Avdylajt në emisionet televizive, por ka mohuar blerjen e votave.

Përveç kësaj Astrit Avdylaj ka deklaruar në seancën e sotme gjyqësore se Ndokajt i kishte miq dhe se i kishte njohur në burg. 

24 personat e arrestuar si pjesë e grupit të Shijakut dhe Lezhës kërkojnë sot lirinë në gjykatën e Apelit. Ndër të arrestuarit janë edhe dy ish-deputetët e Partisë Socialiste, Arben Çuko dhe Arben Ndoka. /Hashtag.al

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto