Një tërmet i fuqishëm ka goditur veriun e vendit para pak minutash.
Epiqendra e tërmetit 5.1 ballësh ka qenë në qytetin e Ulqinit në Malin e Zi ndërsa lëkundjet e tij janë ndjerë në Shkodër, Leshë e Pukë.
Lëkundjet e tërmetit janë ndjerë në zonën e Shkodrës edhe një natë më parë ndërsa sot ato janë ndjerë më të fuqishme.
Tërmeti ka shkaktuar panik te banorët ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar apo dëme materiale.