Santiago Hernán Solari nuk është më trajner i përkohshëm i Real Madrid, por trajner me të drejta të plota deri në vitin 2021.
Lajmin e bëri të ditur klubi madrilen me anë të një komunikate pas mbledhjes së bordit drejtues.
Florentino Perez i ka ofruar argjentinasit një kontratë prej dy vitesh e gjysmë pas rezultateve të mira të tij që kur mori drejtimin e skuadrës pas shkarkimit nga detyra të Julen Lopetegui.
Solari, me 4 ndeshjet e tij të para, është bërë trajneri me bilancin më të mirë në historinë 116-vjeçare të Realit. 4 fitore, 15 gola të shënuar dhe vetëm 2 të pësuar janë shifra që nuk i ka arritur asnjë trajner tjetër në 4 ndeshjet e para në pankinën e “Los Blancos”.