Templates by BIGtheme NET

“Veliaj je rrugaç, maskara, nuk jemi shpellarë”, banorët e Astirit në protestë

Banorët e “Unazës së Re” kanë dalë sërish sot në protestë. “Rama ku je fshehur”, “Qeveri Hajdute”, janë pankartat që banorët mbajnë në duart e tyre. Mësohet se banorët iu kanë vënë zjarrin disa gomave dhe koshave të plehrave. Ata kanë bllokuar rrugën nga “Sheshi Shqiponja”  te “Pallati me Shigjeta”.

“Veliaj na ka ofenduar sot. Na ka quajtur shpellarë. Ne kërkojmë shtëpitë tona. Se mos është më i mirë rrugaçi, maskarai.”, u shpreh një qytetar.

“Kërkojnë lekë nën dorë që të na bënin legalizimin. Nuk jemi shpellarë, shpellar është Erion Veliaj”, u shpreh një tjetër qytetare.

Në protestë ishin të panishëm edhe deputetët e PD-së si Albana Vokshi dhe Klevis Balliu. 

“Ne jemi këtu si përfaqësues të zgjedhur. Ne do jemi pranë banorëve. Erion Veliaj është i vetmi shpellar. Sot ai ishte i trembur nga protesta e banorëve. Ai foli sot me një një gjuhë të papranueshme. Ai sot dëshmoi se nuk është kreu i bashkisë së qytetarëve të Tiranës, ai është vetëm i oligarkëve. PD nuk është kundra projektit por duhet të dëmshpërblehet çdo familje para se të dalë banesa”, u shpreh Vokshi, deputetja e PD-së./Hashtag.al

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto