Vendosni fjalën kyçe....

 “Zëri i magjishëm shqiptar”, Meta publikon foto nga Parisi me Saimir Pirgun


Gjatë qëndrimit të tij në Francë, Presidenti i Republikës Ilir Meta, ka zhvilluar një takim me tenorin shqiptar me famë botërore, Saimir Pirgun.

Meta ka piblikuar edhe një foto me Pirgun, ndërsa e cilëson zërin e tij si “zërin e magjishëm shqiptar”.

“Nga Franca, ju uroj një ditë të mbarë, së bashku me Saimir Pirgun, tenorin e madh, “zërin e magjishëm shqiptar” në skenat e operave më të mëdha botërore, disa ditë përpara premierës së Operas “La Traviata” në Théâtre des Champs-Élysées të Parisit.”, shkruan presidenti.

Presidenti Meta ndodhet prej disa ditësh në Paris, me rastin e 100 vjetorit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore ku me ftesë të presidentit francez Emmanuel Macron,  janë mbledhur lidera nga e gjithë bota.

Përpos Macron, Meta takoi edhe kryeministren e Kroacisë Kolinda Grabar-Kitaroviç, atë të Malit të Zi, Milo Dukanoviç, të Izraelit Benjamin Netanyahu, si edhe ish-lojtarin e Kombëtares Shqiptare Edvin Murati.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *