Vendosni fjalën kyçe....

Arrestohen ish-ministri i Transportit dhe ish-sekretari i qeverisë në Maqedoni


Mile Janakievski

Arrestohen ish-ministri i transportit Mile Janakieski dhe ish-sekretari i qeverisë Kiril Bozinovski, pas largimit nga Maqedonia të ish-kryeministrit Nikola Gruevski, të përfshirë gjithashtu në dosjen “Tanku”.

Dy ish-zyrtarët u arrestuan mbrëmjen e kaluar, me kërkesë të prokurorisë speciale dhe ky vendim u miratua nga Gjykata Penale.

Arrestimi i dy ish-zyrtarëve erdhi si rezultat i frikës se mos edhe këta të dy largohen njëlloj si Gruevski.

Mile Janakieski dje tha se nuk e përkrah ikjen e Gruevskit.

“Zhurnal” shkruan se dy të arrestuarit janë nën hetim për çështjen “Talir” dhe janë akuzuar në disa raste të tjera që përfshirë “Titanikun”, për të cilin është caktuar një seancë dëgjimore në ora 9.30.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *