Vendosni fjalën kyçe....

Atentat mafioz në Shkodër, ekzekutohet me plumb në kokë tregtari


Atentat mafioz në Shkodër, ku dy persona janë qëlluar me armë dhe për pasojë kanë mbetur të plagosur rëndë, por më pas njëri prej tyre ka ndërruar jetë në spital.

Atentati dyshohet se është kryer nga 2 persona me motor, të cilët pasi i janë afruar viktimës dhe shokut të tij, i kanë qëlluar atë me armë zjarri dhe më pas janë larguar.

Mësohet se dy atentatorët kanë qëlluar 8 plumba në drejtim të dy personave, të cilët janë dërguar në spitalin e qytetit ku Fatos Ferracaku ka ndërruar jetë, kurse shoku i tij, Fatmir Mehaj është në gjendje të rëndë për jetën.

Ngjarja ka ndodhur në mes të ditës, në lagjen “Rus”, te zona që njihet si “Markata e Peshkut” në qytet, ndërsa është parë nga dhjetëra persona.

Dy personat ndaj të cilëve u qëllua me armë janë identifikuar si Fatos Ferracaku dhe Fatmir Mehaj. Dyshohet se Fatos Ferracaku ka lidhje familjare me Arjan Ferracakun, i ekzekutuar pak kohë më parë në Shkodër.

Policia ka mbërritur në vendngjarje kurse larg vendit është gjetur edhe një motor i djegur, që dyshohet se është përdorur nga 2 atentatorët. /Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *