Vendosni fjalën kyçe....

Atentati në Shkodër, autorët me skafandër qëlluan në kokë viktimën dhe më pas vjehrrin që ndërhyri


Hollësi të tjera kanë dalë në dritë lidhur me atentatin mafioz në mes të Shkodrës paraditen e sotme ku i vrarë me plumb në kokë mbeti Fatos Ferracaku, ndërsa i plagosur Fatmir Mehaj.

Mësohet se Ferracaku ishte dhëndri i Mehajt dhe ky i fundit kishte ndërhyrë në çastin që atentatorët qëlluan mbi 31-vjeçarin.

Mësohet se dëshmitarët kanë deklaruar se dy atentatorët kishin qenë me skafandër mbi një motoçikletë dhe sapo i janë afruar Ferracakut, njëri prej tyre e ka qëlluar në kokë. Në çast ka ndërhyrë Mehaj të cilin ai e ka qëlluar me plumb në këmbë.

Sipas policisë, në vendin e ngjarjes nuk ka kamesa sigurie ndërsa deri tani janë shoqëruar disa të dyshuar dhe disa dëshmitarë. Larg vendit të ngjarjes, në lagjen Guerrile, policia ka gjetur një motoçikletë të djegur, që dyshohet se i përket autorëve të atentatit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *