Templates by BIGtheme NET

Bardh Spahia: Mashtrimet për rritje pagash nuk funksionojnë më, mjekët dhe infermerët po ikin nga Shqipëria

Deputeti i Partisë Demokratike Bardh Spahia, ka reaguar lidhur me deklaratat e Ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, sipas së cilës në 10-mujorin e parë të 2018-ës, janë punësuar 153 mjekë dhe mbi 800 infermierë.

Por sipas deputetit Spahia, faktet flasin ndryshe, pasi mbi 160 mjekë kanë ikur nga Shqipëria.

Deputeti demokrat thotë se “mashtrimet për rritje pagash” nuk po funksionojnë më.

“Nderkohe qe ministrja Manasterliu deklaron qe per 10 mujorin e pare te 2018 jane punesuar 153 mjeke dhe 820 infermiere, faktet flasin ndryshe;
Mbi 160 mjeke kete vit kane zgjedhur te ikin nga Shqiperia .

Ne 2017 kane aplikuar 617 infermiere kurse kete vit jane ne proces 350 infermiere per tu larguar.

78% e mjekeve duan te ikin nga vendi sipas sondazhit te publikuar se fundmi.

Mashtrimet per rritje pagash nuk funksionojne me.

Me kete ritem ministria nuk arrin dot te plotesoje as vendet e lena bosh nga mjeket dhe infermieret qe largohen nga skamja, krimi dhe deshperimi.”, shprehet Spahia.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto