Vendosni fjalën kyçe....

Dorëhiqet ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Avigdor Lieberman


Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Avigdor Lieberman, ka dhënë dorëheqjen një shenjë proteste kundër armëpushimit në Gaza, duke e quajtur marrëveshjen një “kapitullim ndaj terrorit”.

Në një fjalim të drejtpërdrejtë në televizion, Liberman e quajti armëpushimin e djeshëm një “dorëheqje ndaj terrorit” që vetëm arrin “heshtjen afatshkurtër” duke dëmtuar “sigurinë afatgjatë” të Izraelit.

Një gazetare tha për “Haaretz”, se ish-ministri i Mbrojtjes “dukej mjaft i qetë” teksa njoftonte dorëheqjen e tij.

Lieberman kundërshtoi fuqishëm vendimin e qeverisë izraelite për të pranuar një armëpushim me Hamasin, duke argumentuar se Tel Avivi duhet të ndërmarrë veprime “të ashpra, vendimtare” kundër Gazës.

Lieberman tha se nuk mund të pajtohet me politikat e miratuara nga qeveria izraelite në Gaza, duke e detyruar atë të japë dorëheqjen.

“Nëse do të kisha mbetur në post, nuk mund të kisha parë sytë e qytetarëve tanë në jug dhe anëtarët e familjeve tëë ushtarëve të vdekur të Forcave Mbrojtëse të Izraelit, trupat e të cilave janë mbajtur nga Hamasi.” – tha Lieberman.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *