Vendosni fjalën kyçe....

“Jam qytetar i Tiranës e mbroj të drejtat e mia. Protestat s’ndalen” – Flet banori i Unazës së Re që u shoqërua nga policia


Një nga personat që është shoqëruar natën e mbrëmshme në policie është shprehur se protestat e banorëve të Unazës së Re nuk do ndalen deri në përmbushjen e kërkesave të tyre.

Ai tha se shoqërimi i tij ishte politik ndërsa tha se ishte qytetar i Tiranës dhe se do mbronte deri në fund të drejtat e tij.

“Këta bëjnë shoqërime politike. Të ndalin këto arrestime të paligjshme. Unë e kam mamanë në spital. Tërhiqu se ne nuk ndalemi. Ne nuk do ndalemi. Arrestimet po na forcojnë edhe më shumë. Jam shoqëruar me pranga, kanë qenë rreth 40 punonjës policie sikur isha kriminel. Jam qytetar i Tiranës dhe do mbroj të drejtat e mira.” – tha i riu që u shoqërua natën e mbrëmshme nga policia, pas protestës në Unazën e Re.

Kurse deputeti i Partisë Demokratike, Balliu, shprehu mbështetjen e opozitës për bamorët e Unazës së Re, të cilët sipas tij po protestojnë për një kauzë të drejtë.

“I bëjmë thirrje klikës Rama-Veliaj të tërhiqen nga dhuna dhe presioni ndaj qytetarëve pasi fuqia e njerëzve që kërkojnë të drejtën e tyre është më e pushtetshme sesa karriget e tyre që po lëkunden çdo ditë. Protestat nuk do ndalen por do vijojnë derisa ta ndalim këtë klikë mafioze në pushtet. I bëj thirrje Edi Ramës të mos shoqërojë njerëz të pafajshëm. Opozita është në mbështetje të banorëve në kauzën e tyre të drejtë.” – tha Balliu.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *