Kryeministri Rama deklaroi mbrëmjen e djeshme se nuk ndjen asgjë për kriminelët që hanë kokën e njëri-tjetrit, veçse ndjen një frymëmarrje të thellë.
Me deklaratën e bërë kreu i qeverisë e sheh veten si spektator në luftën që bëjnë bandat dhe grupet kriminale me njëri-tjetrin dhe nga e cila shpeshherë e pësojnë edhe persona që nuk kanë lidhje fare me to.
“Në rastet kur zbatohet vetëgjyqësia, atëherë për çfarë na duhet shteti, qeveria, policia, burgjet e drejtësia”?, pyet ish-ministri i Drejtësisë, Manjani.
“Këta që hanë kokën e njëri-tjetrit, ta dish që sa herë hanë kokën e njëri-tjetrin, nuk ndjej asgjë tjetër veçse një frymëmarrje të thellë, dhe them hënkshin kokat e njëri-tjetrit. Marr frymë thellë… Le të vrasin njëri-tjetrin, janë të lutur ta bëjnë. Këta të fortët që bëjnë të fortin nëpër qytete do zhduken, do e mendojnë mirë kur të dalin nga shtëpia.” – deklaroi mbrëmë në televizion Rama.