Vendosni fjalën kyçe....

Kush është Sokol Sadushi që u vendos për herë të dytë në krye të Shkollës së Magjistraturës


Në krye të Këshillit Drejtues të Magjistraturës është emëruar drejtor Sokol Sadushin. Për Sadushin ky është një mandat i dytë në krye të Magjistraturës.

“Sot, më datë 14.11.2018, Këshilli Drejtues i Shkollës së Magjistraturës bazuar në pikën 1/c të nenit 248 dhe 250 të ligjit nr. 115/2016, “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, pas një konkurrimi të hapur dhe transparent, emëroi z. Sokol Sadushi drejtor të Shkollës së Magjistraturës, për një mandat të dytë katërvjeçar.”, thuhet në njoftim e këtij institucioni. 

Por kush është Sokol Sadushi?

Sokol Sadushi, anëtar i disa organeve të disa organizatave jofitimprurëse, duke përfshirë Fondacionin Soros. Ai ka qenë  Anëtar i Bordit të Administratës Publike pranë Fondacionit Sorros në vitet 2001-2005.  Ish- Kryeprokurori  Adriatik Lalla e cilëson si njeriun e Sorosit në Reformën në Drejtesi.

Ai është diplomuar në Drejtësi në Universitetin e Tiranës, në vitin 1986 si dhe ka përfunduar studimet Master po në këtë fakultet në vitin 2003. Në vitin 2006 ka marrë gradën “Doktor i shkencave” dhe në vitin 2013 ka marrë gradën shkencore “Profesor i Asociuar”. Ka punuar si prokuror në Sektorin e Kontrollit të Përgjithshëm në Rrethin e Vlorës (1986-1991). Ka qenë pedagog i lëndëve si “ E drejtë administrative”, “ E drejtë kushtetuese e krahasuar”, “Kontrolli kushtetues” në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës (1992-2010).

Ka ushtruar profesionin e avokatit për periudhën 1993-1998. Ka qenë anëtar i Gjykatës Kushtetuese në periudhën 1998 – 2011. Nga viti 1997 ai është pedagog i lëndës “ E Drejtë Administrative” në Shkollën e Magjistraturës dhe nga viti 2014 është Drejtor i kësaj Shkolle. Ai është autor i disa librave si : “Gjykata Kushtetuese dhe Kontrolli Ligjor për Administratën”, “ Drejtësia Kushtetuese në zhvillim”, E drejta administrative”, “ E drejta administrative 2”, “Kontrolli Kushtetues”.

Ai është gjithashtu autor i disa artikujve dhe teksteve shkencorë në fushën e së drejtës kushtetuese dhe administrative. 

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *