Vendosni fjalën kyçe....

Macron: Franca aleat historik i SHBA-së, jo shtet vasal


Presidenti francez Emmanuel Macron tha në një intervistë të mërkurën se dy aleatë për një kohë të gjatë si Franca dhe Amerika duhet të trajtojnë njëri tjetrin me respekt pasi Presidenti i SHBA Donald Trump sulmoi atë në Twitter.

Në pesë postimet e publikuara të martën pas vizitës së tij në Francë, Trump kishte sulmuar aleatin kryesor të SHBA-së.

“Në çdo moment të historisë sonë, ne ishim aleatë, kështu që mes aleatëve, respekti është i nevojshëm”, u përgjigj Macron të mërkurën, duke përmendur mbështetjen franceze për luftën e pavarësisë së Amerikës dhe mbështetjen e SHBA gjatë dy luftërave botërore.

“Unë nuk mendoj se francezët presin që unë t’i përgjigjem postimeve të Trump, por të vazhdoj këtë histori të rëndësishme”, tha ai për kanalin francez TF1.

Trump po luante vetëm në një audiencë të brendshme, shtoi presidenti francez, duke hedhur poshtë komentet nga homologu i tij amerikan.

“Unë mendoj se ai është duke bërë lojra politike, dhe e lash atë të luajë”, tha Macron.

I pyetur për sugjerimin e tij për të ndërtuar një ushtri evropiane, të cilën Trump kritikoi në Twitter javën e kaluar, Macron ripohoi thirrjen e tij për “autonomi” më të madhe në aftësitë mbrojtëse të Francës dhe Evropës.

Shtetet e Bashkuara janë aleati ynë historik dhe do të vazhdojnë të jenë.Kjo është aleati me të cilin marrim të gjitha rreziqet, me të cilat kryejmë operacionet më të komplikuara, por duke qenë një aleat nuk do të thotë të jesh shtet vasal,” Macron tha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *