Mbërrijnë në Shqipëri eshtrat e Mid’hat Frashërit. Mësohet se homazhet për patriotin shqiptar do të zhvillohen te Akademia e Shkencave.
Eshtrat e Frashërit u nisën drejt Shqipërisë më datë 12 nëntor, nga New York-u.
Për kthimin e eshtrave nga SHBA për në vendlindje të firmëtarit të pavarësisë dhe kryetarit të Kongresit të Manastirit, Këshilli i Ministrave akordoi fondin prej 3,239,400 lekë, për organizimin e procedurave të nevojshme ndërshtetërore.
Eshtrat e Mid’hat Frashërit, do të varrosen pranë varrezave të vëllezërve Frashëri.
Mid’hat Frashëri, ishte djali i Abdyl Frashërit dhe nip i Sami dhe Naim Frashërit. Ai lindi më 25, mars të vitit 1880 dhe u rrit pa babanë e tij, nga dy xhaxhallarët.
Mid’hat Frashëri, ka lënë gjurmë si diplomat, shkrimtar dhe politikan. Ai u nda nga jeta në New York më 3 nëntor 1949 dhe u varros atje.