Templates by BIGtheme NET

Nikolla Gruevskit i pranohet kërkesa për azil në Hungari

Ish-kryeministri i Maqedonisë Nikola Gruevski i ka shpëtuar dënimit me dy vite burg, të paktën për momentin, pasi i është pranuar kërkesa për azil në  Hungari. Sipas mediave hungareze Gruevskit i është pranuar kërkesa për arsye sigurie. 

Këtë informacion e ka konfirmuar edhe kabinetii i kryeministrit të Hungariz, Vikor Orban. “Ish kryeministri i Maqedonisë ka deklaruar arsyet për mundësimin e statusit të refugjatit në Hungari.

Duke pasur parasyshë se Gruevski ka qenë për 10 vite kryeministër dhe duke marrë në konsideratë rrethanat e sigurisë, autoritetet tona i kanë lejuar Gruevskit të dorëzojë zyrtarisht kërkesë për azil dhe e kanë dëgjuar arsyetimin e tij në zyrat e Byrosë për migrim dhe azil në Budapest.

Autoritetet hungareze do ta shqyrtojnë kërkesën e Gruevskit dhe do ta vlerësojnë në përputhje me ligjet hungareze dhe ato ndërkombëtare”, thuhet nga qeveria Hungareze. 

Gruevski është i dënuar me dy vite burg nga gjykata e Shkupit për blerjen e një makine prej 600 mijë eurosh teksa mbante postin e kryeministrit. 

 

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto