Bllokohen rreth 268 kilogramë produkte të qumështit në Elbasan.
Pas një kontrolli të Autoritetit Komëbtar të Ushqimit (AKU), në Elbasan janë mbyllur tre subjekte në markatë. Ndaj pesë bizneseve është vendosur edhe gjoba prej 600 000 lekësh.
“Autoritetit Kombëtar i Ushqimit vijon masat e intensifikuara të kontrollit, ndaj subjekteve të ndryshme, operator të biznesit ushqimor dhe një vëmendje të shtuar ndaj tregjeve në mbarë vendin.
Konkretisht, DRAKU Elbasan ka ushtruar kontrroll në tregun e hapur (Markatë), Bashkia Elbasan ku ka konstatuar disa subjekte që tregtonin produktet ushqimore me origjinë shtazore, pa asnjë dokumentacion veterinar dhe fiskal.
Trupa inspektuese e AKU-së bllokoi gjithsej 268 kg produkte qumeshti (djathë kaçkavall, djathë i bardhë, gjalp) , 8 kg mjaltë, 6 kg vaj ulliri.
Ndaj subjekteve me aktivitet specifik “Tregtim bulmeti: “ Demir Halili“,“ Bukurosh Asllani“ , “ Perparim Shahollari“ , “ Bukurosh Peza“ dhe “ Albana Peza“ u morën masa administrative gjithesej: 5 gjoba në vlerë 600 000 lekë dhe 3 ndërprerje të menjëhershme të aktivitetit si dhe bllokim i produktit deri në asgjesim.”, thuhet në njoftimin e AKU-t.