Vendosni fjalën kyçe....

Pi ilaçe, 48-vjeçarja në Durrës tenton t’i japë fund jetës


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin bregdetar të Durrësit, ku një grua ka tentuar t’i japë fund jetës.

Mësohet se një 48-vjeçare, është vetëhelmuar me medikamente mjekësore, në një përpjekje për t’i dhënë fund jetës.

Ngjarja ka ndodhur në banesën e 48 vjeçares me inicialet L.N, e cila aktualisht ndodhet në spital në Tiranë.

 “Më datë 11.11.2018, në banesë, dyshohet se është vetëhelmuar me medikamente mjekësore dhe ndodhet në spital në Tiranë, shtetasja L. N., vjeçe 48, banuese në Durrës. Neni 99 i Kodit Penal”, njofton policia.

Ende nuk dihen shkaqet që e kanë detyruar 48-vjeçaren të ndërmarrë këtë veprim kaq drastik.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *