Vendosni fjalën kyçe....

Prona që futi në sherr dy bashkitë, atë të Patosit dhe të Fierit


Një konflikt pronësie ka futur në sherr jo vetem dy familje, por edhe dy bashki.  Rasti është denoncuar në emisionin “Boom” nga shtetasi Medi Kurteshi. Sipas tij në tokën ku jetonin prej 100 vjetësh, përfituar edhe me ligjin 7501, në fshatin Griz-Lënginas, Bashkia Patos, që prej vitit 2016 pretendon se ka pronën e saj familja Hoxha, e cila jeton në fshatin Portëz, pjesë e Bashkisë Fier.

Nga rezultatet e hetimeve të prokurorisë Fier, dokumentat e familjes Kurteshi, janë shpallur të falsifikuara, ndërsa akti i marrjes së tokës në pronësi prej 26 000 metra i familjes Hoxha, një dokument të cilit i mungon firma, data, numri i aktit dhe elementë të tjerë, është konsideruar i vlefshëm.
Në vendimin me të cilin prokuroria ka shpallur të falsifikuara dokumentat e familjes Kurteshi është shprehur se prona i përket një tjetër familjeje, asaj të Mesut Bogdanit, teksa ky shtetas nuk ekziston në regjistrin kombëtar të gjendjes civile.

Konflikti mes dy familjeve, ka prekur edhe kufijtë mes dy Bashkive, asaj Patos dhe bashkisë Fier. Bashkia Patos pretendon se ky është territor i saj e për këtë arsye e ka pajisur z.Kurteshi me të gjitha dokumentat për regjistrimin e pronës në hipotekë, e po Patos e di këtë territor edhe administrator i njësisë Portëz, që përfshihet në Bashkinë e Fierit.

Teksa administratorët vendorët thonë se ai territor i përket fshatit Griz Lënginas, Bashkia Patos , Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluatjshme Fier shprehet se gjatë viteve, zona kadastrale ka pësuar një ndryshim dhe tashmë i përket fshatit Portëz dhe Bashkisë Fier.

Dyshime të forta ngrihen nga eksperti topograf që ka bërë akt – ekspertimin për pronën e familjes Kurteshi. Sipas tij harta kadastrale në qark dhe hipotekë nuk është njësoj, teksa bazë për prodhimin e hartave në zyrën e regjistrimit shërbejnë hartat kadastrale nga DAMT-ja e qarkut.

Për verifikimin e AMTP-se me 26 000 metra katrorë që prokuroria e ka nxjerrë të vlefshme, denoncuesi ju drejtua dhe komisionit të verifikimit të titujve të pronësisë pranë Prefektit të Qarkut Fier, i cili u shpreh se kjo AMTP nuk merret në shqyrtim për shkak të mangësive që ka. Gjithashtu në vendim, komisioni thekson se përpara se të vendos për lirim dorëzim sendi, Gjykata e Apelit Vlorë, duhet të vlerësoj titullin e pronësisë së familjes Hoxha, duke nënkuptuar kështu, parregullsisë e AMTP së saj më 26 000 metra.

Teksa një vit më parë Prokuroria e Fierit ka nxjerrë të falsifikuara dokumentat e familjes Kurteshi, vetëm pak ditë më parë, Seksioni Kundër Krimit Ekonomik e Financiar ne Drejtorinë e Policisë Fier ka referuar në Prokurori nën akuzën për falsifikim, palën tjetër.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *