Vendosni fjalën kyçe....

“Rama ka frikë nga opozita, nuk dërgoi ftesë për në Bruksel”


Pas mbledhjes së Këshillit të Stabilizim Asociimit sot në Bruksel, ku i pranishëm ishte edhe ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, ka reaguar opozita. 

Kryetari i komisionit për integrimin europian, Genc Pollo është shprehur se opozita nuk u lejua që të merrte pjesë në këtë takim pasi mazhoranca ka frikë prej saj.

 “Ky gjest nuk eshte vetem frike nga e vërteta e kriminalizimit të shtetit, me bandën e Bajrave e plot të tjera gjë që nuk fshihet dot më as në Tiranë, Bruksel e gjetiu”, u shpreh Pollo. 

REAGIMI I POLLOS
Për herë të dytë qeveria Rama shkel mbi traditën pozitive të përfaqësimit bipartizan në organet e BE si shprehje e vullnetit konsensual për integrim europian. Edhe sot, ashtu si dhe një vit më parë, qeveria Rama u paraqit në Bruksel vetem me zyrtare si Bushati e te tjere por pa kryetarin e e ketij komisioni për integrimin europian, te cilit nuk ju dërgua ftesë.
Që në vitin 2011 Qeveria e Partisë Demokratike krijoi precedentin pozitiv të përfshrjes së kryetarit të Komisionit parlamentar për Integrimin Europian, asokohe Ditmir Bushati, në takimet vjetore të Këshillit të Stabilizim Asocimit Shqipëri-Bashkim Europian. Ky precedent pozitiv bazuar në mbështetjen konsensuale mazhorance-opozite te antarësimit te vendit ne BE u kthye në tradite deri në nëntor 2017.
Ky gjest nuk eshte vetem frike nga e vërteta e kriminalizimit të shtetit, me bandën e Bajrave e plot të tjera gjë që nuk fshihet dot më as në Tiranë, Bruksel e gjetiu. Është edhe shenjë e degradimit politik të kësaj qeverie që rrënon çdo trashëgimi politike pozitive që ka gjetur duke u kapur fort mbas karriges si i mbyturi pas fijes së barit.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *