Vendosni fjalën kyçe....

Rritet bilanci i viktimave në Kaliforni, zjarret nuk shuhen deri në fund të muajit


Rritet numri i të vdekurve nga zjarret në Kaliforni. “BBC” shkruan se deri të martën në darkë, zyrtarët kanë njoftuar se numri i të vdekurve ka shkuar në 48.

Sipas ekipit zjarrfikës të shtetit amerikan, ekuipazhet që luftojnë kundër zjarrit vdekjeprurës në Kaliforninë veriore, kanë arritur t’i marrin flakët nën kontroll.

Mirëpo nga ana tjetër, paralajmërojnë se kjo situatë do të mbetet e tillë  dhe zjarret nuk do të shuhen deri në fund të muajit.

Në qytetin e shkatërruar të Paradise, në Butte County, ekipet vazhdojnë të kërkojnë mbetjet njerëzore.

Një tjetër shpërthim në jug të shtetit, Woolsey Fire, ka vrarë të paktën dy persona, duke dëmtuar vendpushimet e plazhit, duke përfshirë Malibunë, destinacionin e preferuar të të pasurve dhe të famshmëve.

Rreth 7.200 ndërtesa janë shkatërruar dhe rreth 15.500 të tjera janë në rrezik.

Zjarri e ka tejkaluar tashmë fatkeqësinë e “Griffith Park”-ut të vitit 1933 që mori jetët e 31 personave.

Rreth 250,000 vetë janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre në të gjithë shtetin.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *